Site icon Telegrafi

Panucci: Një ditë dua të bëhem trajner i Romës

PALERMO, ITALY - MARCH 20: Christian Panucci answers questions during his presentation as a technical director for US Citta di Palermo at Tenente Carmelo Onorato Sports Centre on March 20, 2012 in Palermo, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci do të jetë i pranishëm në San Siro.

Tekniku kuq e zi do ta shikojë ndeshjen mes Milanit dhe Romës, dy ish skuadrave të tij.

Numri një i Kombëtares së Shqipërisë, ka folur për mundësinë që një ditë ta drejtojë klubin romak.

Ai fillimisht i ka uruar Di Francescos të jetë sa më gjatë në stolin e Romës, por thotë se një ditë ëndërron që edhe ai ta drejtoj klubin italian.

“Të rikthehesh si trajner aty ku ke luajtur në të kaluarën, është një ëndërr”, shprehet Panucci.

“Unë natyrisht i uroj Di Francescos që të jetë sa më gjatë trajner i Romës por një ditë dua që edhe unë ta drejtor atë ekip”, tha tekniku italian.

Krejt në fund ish-mbrojtësi i Italisë tha se Roma është më e dobët se vitin e kaluar pas largimeve të Strootman, Nainggolan dhe Alisson. /Telegrafi/

Exit mobile version