Telegrafi

Panucci mund t’i bashkëngjitet Parmës

Skuadra e porsakthyer në Serie A, Parma, është e interesuar për shërbimet e 36-vjeçarit, të cilit i skadon kontrata me Romën në fund të këtij muaji.

“Për momentin nuk ka asgjë zyrtare. Ne jemi duke i shqyrtuar disa gjëra. Kemi pasur takime dhe do të kemi sërish. Parma e ka bërë të ditur se Christian mund të jetë një lojtar i rëndësishëm në skuadër. Kështu që para se të përfundojë kjo javë do të marrim një vendim”, ka thënë agjenti i Panuccit, Oscar Damiani, për LaRoma24.it.