Telegrafi

Panucci flet pas shortit: Do të luftojmë për vendin e dytë

PALERMO, ITALY - MARCH 20: Christian Panucci answers questions during his presentation as a technical director for US Citta di Palermo at Tenente Carmelo Onorato Sports Centre on March 20, 2012 in Palermo, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2020.

Kuqezinjtë ndodhen në Grupin H, së bashku me kampionët e botës Francën.

Përveç francezëve, Shqipëria do të përballet edhe me Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka folur pas shortit të hedhur në Dublin.

“Mund të shkonte më mirë më keq, por ne e pranojmë. Do të bëjmë të pamundurën. Franca është favoriti kryesor”.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të rikuperojmë lojtarët. Nëse nuk kam lojtarët nuk do të kem rezultate. Në Shqipëri nuk interesohen për gjendjen e lojtarëve, vetëm për rezultatin”, deklaroi Panucci.

Tutje trajneri italian ka thënë se do të provojnë të dalin të dytët në grup.

“Ne duhet të shkruajmë historinë dhe duhet të luftojmë për të fituar. Shpresojmë që të kem të gjithë lojtarët gati. Uroj që të kemi lojtarët dhe të kemi zgjedhje”.

“Do provojmë të dalim të dytët, pasi Franca është favorite. Do të luftojmë me Turqinë dhe Islandën”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/