Site icon Telegrafi

Pantina: Thaçi President, apo Kryeministër?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka kritikuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i cili në një adresim para kabinetit qeveritar ka folur për proceset që ka kaluar vendi në këto 10 vjet të pavarësisë.

Pantina, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Hashim Thaçit duket se nuk po i mjafton pozita e Presidentit dhe po dëshiron të dëshmojë se është ende ‘Shefi’”.

Postimi i plotë i deputetes Pantina:

“Thaçi President apo Kryeministër?

Sipas Kushtetutës së vendit Presidenti i vendit zgjidhet nga Kuvendi dhe i raporton atij. Asnjëherë deri më sot Presidenti nuk ka marrë pjesë në mbledhje të qeverisë e as nuk ka ndërhyrë në punën e saj. Por Hashim Thacit si duket nuk po I mjafton pozita e Presidentit, ai po dëshiron ta dëshmoj se ai është ende “Shefi” e Ramush Haradinaj është thjesht një burrë i dëgjueshëm që kur kërkon Shefi ai ja liron kërrigën! Ky vend do e sheh dritën e zhvillimit vetëm atëherë kur Thaçi & co nuk janë pjesë e vendimmarrjes!

Shef, shtetndërtimi nuk nënkupton ndërtimin e rezidencave e muzeve, por shteti ndërtohet duke luftuar krimin e korrupsionin e duke instaluar sundimin e ligjit!” (sic.), ka shkruar Pantina. /Telegrafi/

Exit mobile version