Telegrafi

Pantina kundërshton Haradinajn për shtesa në pagat e prokurorëve

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Haradinaj se në mbledhjen e nesërme Qeveria do të nxjerr vendim që prokurorëve tu ndahen shtesa në paga.

Pantina, përmes një postimi në Facebook, ka kundërshtuar këtë iniciativë të kryeministrit, duke thënë se “çfarëdo vendimi për rritje pagash apo shtesa mbi paga tashmë kur Projektligji për paga është në shqyrtim në Kuvend është i gabuar dhe do të kishte pasoja negative më shumë sesa ndonjë rezultat pozitiv”.

Postimi i plotë i deputetes Pantina:

“Cfardo vendimi per rritje pagash apo shtesa mbi paga tashme kur projektligji per paga eshte ne shqyrtim ne Kuvend eshte i gabuar dhe do kishte pasoja negative me shume sesa ndonje rezultat pozitiv. Edhe mund ta kuptoj qellimin e mire te Kryeministrit per luftimin e korrupcionit, por shtesat ne pagave te nje numri te prokuroreve nuk garanton qe kjo do behet. Per ta luftuar korrupcionit duhet te kete vullnet edhe nga politika qe te i mbaj duart larg gjyqesorit por edhe nga prokuroret e gjyqtaret qe kane qene tejet tolerant ndaj ketij fenomeni”(sic.), ka shkruar Pantina.

Lexo po ashtu Qeveria të martën ndan shtesat e pagës për prokurorët special që luftojnë korrupsionin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se prokurorët specialë nga e marta do të kenë edhe shtesat e pagës që do t’u japë atyre më shumë konfidencë që të zbulojnë dhe ndjekin veprat e korrupsionit. /Telegrafi/