Telegrafi

Pantici: Koktej molotovi në objektin e komunës sonë, sigurinë që nesër e mban Mbrojtja Civile

Kryetari ilegal i Komunës së Mitrovicës, Krstimir Pantic, i tha Tanjugut se incidenti ndodhi në prezencën e trupave të KFOR-it, të cilët, pasi qytetarët filluan të mblidhen, u tërhoqën nga vendi i ngjarjes.

Pantici tha se katër automjete të KFOR-it, pas incidentit, u tërhoq në pjesën jugore të Mitrovicës, duke deklaruar se siguria e objektit të komunës që nesër do të bëhet nga Mbrojta Civile.

Ndërtesa e komunës paralele të Mitrovicës është e vendosur në lagjen multietnike të njohur si Tre Rrokaqiejt. /Telegrafi/