Ukrainasi që punonte mirëmbajtës në një kopsht zoologjik privat në Rusi, është shqyer prej panterës së zezë.
Trupin e përgjakur ia kanë gjetur vizitorët, ndërsa kafazi ishte i zbrazët pasi kafsha kishte ikur, transmeton Telegrafi.
Dyshohet se viktima që është rreth 30-vjeçar, është kafshuar në qafë sapo hapi derën e kafazit.
Pas një kërkimi të organizuar, pantera është zënë dhe u mbyll sërish, pa shkaktuar ndonjë aksident.
Megjithëse thuhet se ai ishte mirëmbajtës, pronari milioner i kopshtit pretendon se ishte vizitor që nuk do të duhej të hynte në kafaz. /Telegrafi/