Këtë verë në krye të listës së modës do të ketë modele pak më të gjera, me bel më të cekët
Pantallonat që të kujtojnë ato që i vishnim vetëm kur shkonim në punë, këtë sezon po bëhen pjesë e pandashme e kombinimeve të përditshme.
Në këtë model mund të shkoni për një shëtitje, për një drekë ose për të dalë në një klub, transmeton Telegrafi.
Në varësi të aksesorëve dhe zgjedhjes së këpucëve, ato do të përshtaten lehtësisht me situatën dhe rastin.
Veçanërisht bukur duken zonjat që kanë ijët apo kofshët më të gjera, sepse e kamuflojnë lehtësisht atë pjesë “problematike” të trupit.
/Telegrafi/