Kompania amerikane Wet Pants Denim ka hedhur në treg xhinse që duken sikur kanë një vend të lagur në zonën e organeve gjenitale, domethënë sikur të keni urinuar.
Pantallonat vijnë në tre modele, dhe blerësi i mundshëm mund të zgjedhë midis ngjyrës blu, gri dhe të bardhë (në të cilën ngjyra e verdhë dallohet veçanërisht fort).
Çmimi i xhinseve është 75 dollarë – dhe nëse janë shumë të shtrenjta për ju, ju mund t’i dërgoni pantallonat tuaja që punonjësit e kompanisë do të vendosin manualisht njollën, dhe më pas do të paguani 30 dollarë.
Aktualisht ato janë të disponueshme vetëm në SHBA. /Telegrafi/