Këtë sezon në trend janë të gjitha pjesët prej lëkure, ndërsa më të kërkuarat janë pa dyshim pantallonat prej lëkure
Kjo pjesë mund të duket shumë mirë, por duhet të kombinohet me shumë kujdes.
Nëse bëni edhe gabimin më të vogël, i gjithë stili do të duket i lirë, transmeton Telegrafi.
Megan Fox na ka dhënë ide të shkëlqyeshme për stilizimin e kësaj pjese atraktive.
Nëse do ta kopjoni këtë stil, komplimentet me siguri nuk do të mungojnë.
Meqenëse pantallonat janë mjaft efektive, xhaketa dhe këpucët ngjyrë të zezë janë zgjedhje e shkëlqyeshme.
A ju pëlqen edhe juve ky kombinim i modës. /Telegrafi/