Telegrafi

Pantallonat me fund të gjerë, përsëri në modë

Nëse doni që të jeni në trend, pantallonat me fund të gjerë kombinoni me këmisha të gjera, me lloj-lloj ngjyrash, me pallto apo edhe me këmisha njëngjyrëshe
Por, nëse ata i kombinoni me bluzë të thjeshtë ‘T-shirt’, atëherë pantallonat me fund të gjerë do ta karakterizojnë tërë gardërobën dhe do t’i japin asaj pamje të veçantë.

Bukuroshet e stilit ‘boho’, sikur Farrah Fawcett, kanë mbizotëruar në botën e modës. Ndërsa, Claudia Schiffer, Posh and Kylie i kanë kombinuar pantallonat e tyre me një bluzë të thjeshtë.
Ylli i “Black Swan”-it Mila Kunis, në ceremoninë “Cosmopolitan’s Fun Fearless Male Awards” në New York, është parë me rroba të bardha, derisa aktorja nga filmi “Avatara”, Zoe Saldana, pantallonat e saj i ka kombinuar me një këmishë të bardhë.

Do të ishte mirë megjithatë që të evitonit shiritat hipi për flokë, por për këtë shkak, platformat janë gjithmonë të mirëseardhur. /Telegrafi/