Site icon Telegrafi

Pantallona pizhame jashtë dhomës së fjetjes?

* Janë të lehta dhe të rehatshme, shumë të përshtatshme për ditët (dhe netët) e pranverës dhe verës.
* Janë të gjëra dhe fshehin të metat nëse keni.
* Nëse nuk keni këmbë të gjata, ato vizualisht do t’i zgjasin. E nëse i keni, këto pantallona do të theksojnë gjithë atë çka ju ka falur nëna natyrë.

Ekzistojnë disa rregulla se si t’i vishni pantallonat pizhame
* Zgjidhni materiale të mëndafshta, që të dukeni shik. Nëse vendosni për ato nga materialet e pambukta, duhet të kenë hipi print, në mënyrë që mos të duken shume si pizhame.
* Vishni ato me këpuca me platformë apo me taka.
* Nëse keni vendosur të vishni pantallona me ngjyra, pjesa e sipërme le të jetë një ngjyrëshe.

Exit mobile version