Shkojnë mirë me çizme, atlete dhe sandale – nuk do të gaboni.
Xhinse të shqyera, pantallona të ngushta ngjyrë të zezë nga imitimi i lëkurës apo kalota?
Këto janë modelet të cilat i kemi bartur gjatë sezoneve, derisa nuk është shfaqur kjo rrobë kaq e bukur!
Modeli i pantallonave me kutia me bazë ngjyrë të hirtë janë krejtësisht në kundërshtim me modën tipike të rrugës.
Bashkë me modelin e mirë me bel të lartë, këto pantallona lehtë shndërrohen në pjesë të vërtetë moderne dhe lehtë inkorporohen në kombinime të ndryshme të veshjeve, transmeton Telegrafi.
Edhe pse burimin e kanë nga moda e punës, kjo nuk do të thotë që këto pantallona nuk mund t’i kombinojmë me veshje ditore të rehatshme.
Modeli i ngushtë i ngjashëm me getet u rrinë mirë femrave shtatgjata dhe belholla, ndërsa ato pak të gjera, model në formë thesi me bel të lartë u rri mirë të gjithave!
Këto pantallona njësoj mirë duken me çizme, si edhe me atlete, mirëpo nëse i bartni për raste të punës, do të përshtaten me xhaketë me kutia.
Në vazhdim shikoni në Instagram edhe ide të tjera se si ta bartni këtë pjesë rrobe fantastike!
/Telegrafi/