Pantallona të shkurtër dhe me fije të nxjerra përjashta që duken shumë bizare, nuk janë asgjë në krahasim me trendin e fundit, që ka edhe një pjesë të shtuar prapa.
Në ueb-faqen për shitjen rrobave ASOS, janë shfaqur pamjet që tregojnë pantallonat së bashku me një bisht, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet kush i ka dizajnuar apo kur kanë filluar të shiten këto të poshtme, që janë prezantuar në sektorin e veshjeve për festivale.
Megjithëse duken të pazakonta, këta aksesorë që kushtojnë rreth 30 euro, po shiten dhe janë shumë të kërkuara.
Bishti si i dinosaurit, me thepa dhe luspa është më i popullarizuari, ndërsa nuk mungojnë as ata që imitojnë dhelprën apo leopardin.
Mbase, presim që ky trend i ri, të përqafohet së shpejti edhe në Kosovë!?/Telegrafi/