Epidemiologu Nikolla Panovski rekomandon që dy javët e fundit të gjysmëvjetorit të parë të jenë online për shkak se ende nuk janë zbuluar pasojat nga lloji i ri i COVID-19, Omicorn.
Sipas tij, grupet e nxënësve janë të rrezikshme po ashtu edhe festat para dhe gjatë vitit të ri.
“Propozimi im është që në dy javët e fundit të gjysmëvjetorit, nxënësit të shkojnë online. Por vonohemi me këtë vendim dhe do të ishte mirë të mendohet, varësisht nga gjendja, që gjysmë vjetori i dytë të vazhdojë online ose të zgjatet pushimi dimëror”, thotë për “Fokus”, Panovski.
Ai shton se fëmijët që tani janë të ftohur për shkak të dritareve të hapura, ndërsa virusi shpërndahet edhe për shkak të grupimeve në shkolla, fakultete dhe institucionet arsimore.
“Jam i shqetësuar sesi sistemi shëndetësor do ta përballojë këtë lloj të rr, nuk dimë mjaftueshëm për të. Por do të na tregojë se cili do të jetë fundi i pandemisë, shumë të infektuar dhe pak të vdekur apo anasjelltas. Megjithatë, patjetër që nevojiten masa, të paktën funksionimi kufizues i kafeneve dhe bareve” shtoi Panovski.
Ai thekson se valën më të fortë të Omicorn mund ta presim pas vitit të ri si rezultat i festave dhe grupimeve./Telegrafi/