Nikolla Panovski në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5 thotë është paralajmëruar se gjatë vitit 2021 do të arrijnë 1.4 milionë vaksina kundër coronavirusit.
“Kjo do të thotë se rreth 700 mijë qytetarë do të duhet të vaksinohen. Deri tani janë paraqitur 110 mijë qytetarë dhe nëse mbetet kështu, nëse nuk rritet vetëdija te njerëzit, do të duhet t’i hedhim. Ky numër është i vogël”, tha Panovski.
Panovski shton se në botë ka 400 milionë të vaksinuar ndërsa qytetarët këtu ende pyesin nëse vdesin nga vaksina dhe për këtë shkak është i vogël numri i të paraqiturve.
Për mospasjen e vaksinave, Panovski thotë se fajtorë janë edhe autoritetet e Maqedonisë por edhe sistemi i Kovaskit./Telegrafi/