Site icon Telegrafi

Panovski: Tashmë kemi imunitet kolektiv, ndërsa çmimin e paguam shtrenjtë

Mjeku Nikolla Panovski në intervistën e tij për Kanal 5 deklaroi se pjesa më e vështirë tashmë është tejkaluar dhe se tashmë kemi arritur imunitetin kolektiv për të cilën e kemi paguar shtrenjtë.

“Shumë shtrenjtë e paguam imunitetin kolektiv, pjesën më të vështirë e kaluam, posaçërisht valën e marsit dhe prillit”, tha Panovski.

Sipas tij, mbajtja e maskave në hapësira të hapura është dashur të hiqen me ardhjen e stinës së pranverës, ndërsa këtë ligj vet qytetarët nuk e respektojnë dhe po ashtu edhe policia dënon më pak.

Ai pret që numri i rasteve të reja të bie vazhdimisht, ndërsa vala e vjeshtës pritet të jetë e dobët për shkak të imunitetit kolektiv dhe vaksinave kundër coronavirusit./Telegrafi/

Exit mobile version