Site icon Telegrafi

Panovski: Situata me virusin ka dalë jashtë kontrollit, pikat e nxehta të vendosen në karantinë

“Duhet të mbyllen të gjitha komunat ku ka pika të nxehta. Policia duhet të vendoset para çdo ndërtese ose shtëpie ku ka grupime”.

Kështu thotë mjeku Nikolla Panovski, në një intervistë për “Sllobodna TV”. Sipas tij, situata me coronavirusin është serioze dhe ka dalë nga kontrolli, ndërsa zgjidhja e vetme është që pikat e nxehta të vendosen në karantinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Punët kanë dalën nga kontrolli, nuk duhej të lirohen të rinjtë të shëtisin natën, pasi ata edhe më tej do ta shpërndajnë virusin, si bartësit më të mëdhenj. Pasi Komisioni për Sëmundje Infektive thotë se e ka situatën nën kontroll, duhet të mbyllen të gjitha komunat ku ka pika të nxehta”, thotë Nikolla Panovski.

Ndërkohë nga ana tjetër, personeli mjekësor që merr materiale për testime për Covid-19 në Shkup, thotë se hasin në vështirësi në terren, pasi qytetarët refuzojnë të testohen dhe japin informacione të rrejshme./Telegrafi/

Exit mobile version