Pasi enti për statistikë prezantojë metodologjinë e regjistrimit në Maqedoni për në muajin prill, 2021 ka reaguar epidimiologu Nikolla Panovski duke kërkuar që regjistrimi të organizohet në ambiente të hapura që mos shtohen rastet e infektimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rreth mesit të muajit maj regjistruesit e popullatës dhe bizneseve mund të bëjnë regjistrimin në hapësira të hapura apo në vende para shtëpive. Regjistruesit e kanë patjetër që të kenë maska mbrojtëse për të mbrojtur veten dhe qytetarët. Ndërkohë që regjistrimi të bëhet, duhet që të menaxhohet në atë mënyrë që të zhvillohet edhe vaksinimi i popullatës” tha mes tjerash Panovski.
Panovski ka qenë një ndër mjekët më të zhurmshëm në Maqedoni i cili shpesh herë ka kritikuar vendimet e Qeverisë në kohën e pandemisë globale COVID-19. /Telegrafi/