“Nuk është e nevojshme që qytetarët të japin para për testime për Covid-19 sepse shpenzojnë para në mënyrë të panevojshme”, thotë imunologu Nikolla Panovski.
Në një prononcim për televizionin Sitel, ai thotë se duhen vetëm disa ditë izolim.
Sipas tij, aktualisht numri i të infektuarve është 10 herë më i lartë se statistikat zyrtare dhe shumë nga të rinjtë as që e dinë se janë të infektuar.
“Nuk ka nevojë që qytetarët të testohen dhe të bëjnë kosto, por të izolohen për disa ditë. Nuk ka asnjë efekt tjetër përveç humbjes financiare të testimit, megjithëse është e vërtetë që disa kërkojnë izolim për të marrë leje mjekësore. Nëse do të më duhej të zgjidhja mes Covid-it dhe anginës, do të zgjidhja Covid-in tani. Pra, mendoj se testimi nuk do të thotë asgjë”, tha Panovski.
Ai pajtohet që një pjesë e masave obligative të mos kthehen dhe qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm për mbrojtjen e tyre.
“Unë shoh që disa njerëz kanë maska, gjë që nuk ishte rasti tre javë më parë. Spitalet janë ende bosh dhe nuk ka asgjë për të vonuar. Po sikur ta shtyjmë për dy javë?”, tha Panovski.