Site icon Telegrafi

Panovski: Nëse festat e fundvitit kalojnë pa infektime, imuniteti kolektiv do të arrihet më herët

Mikrobiologu Nikolla Panovski, në një intervistë ka thënë se deri në mesin e vitit të ardhshëm pret të arrihet imuniteti ndaj sëmundjes COVID-19, ndërsa vaksinat do të ndihmojnë edhe më tepër.

Ai deklaroi se 33 mijë doza të vaksinës nuk janë shumë, por do të ndihmojnë në muajin shkurt, kur edhe do të jetë më e nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Punonjësit shëndetësor duhet të durojnë deri në shkurt. Mendoj se vaksinimi ndaj grupit është i panevojshëm këtë vit. Shpresoj që deri në qershor të gjithë do të kemi imunitet natyror, ndërsa deri në shtator mendoj se 80 përqind do të jetojmë normalisht”, tha Panovski.

Ai shtoi se deri në vitin e ri, problem më të madh do të kenë fëmijët të cilët për shkak të pandemisë nuk shkojnë në shkolla ose çerdhe.

“Nuk ka shumë përvojë për vaksinat dhe çfarë do të ndodh nëse personi që ka qenë pozitiv e merr vaksinën. Tani situata është e jashtëzakonshme, ndërsa në të ardhmen do të kemi sëmundje tjera”, tha në mes tjerash Panovski./Telegrafi/

Exit mobile version