Mikrobiologu Nikolla Panovski në Facebook shkruan në lidhje me masat e reja të miratuara nga Qeveria, ku thotë se mbajtja e maskës në male dhe në fusha nuk ishte një masë aq e marrëzishme, por gjithmonë mund të ketë më të marrëzishme.
“Me një dokument vlefshmërie që keni kaluar virusin jo më herët se 9 muaj, Zvicra e ndryshoi atë në 12 muaj, ju mund të udhëtoni në BE pa vaksinim, në kafenetë tona në tarracë nuk mund të hyni nëse kanë kaluar 45 ditë!!! Mbajtja maskës në male dhe në fusha nuk ishte një masë aq e marrëzishme, por gjithmonë mund të ketë edhe më të marrëzishme”, shkroi ai.
Numri i pacientëve me coronavirus po rritet në Maqedoni. Panovski më parë kërkoi kontroll më të rreptë kufitar, pra testin PCR, i cili beson se do të vononte depërtimin e llojit të virusit delta në vend./Telegrafi/