Deri sa ende është prezente pandemia COVID-19, këto ditë ka nisur të përhapet paniku dhe informacione të ndryshme për rrezikun e lisë së majmunit, sëmundje e e cili paraqitet si kërcënues për jetën dhe lehtësisht i transmetueshëm.
Mjeku Nikolla Panovski thotë se kjo sëmundje nuk meriton vëmendje, pasi siç tha, askush në Evropë nuk ka vdekur prej saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga pikëpamja sociologjike, mendoj se duhet është që të mbushet hapësira që kanë pasur mediat me Covid-in, janë mësuar me këtë. Përndryshe, lia e majmunit nuk meriton vëmendje, përveç rëndësisë kërkimore shkencore dhe epidemiologjike. Lia e majmunit ka qenë për dekada për dekada. Emri profesional është ‘variola vera’, por anglezët e quajnë ‘smoll poks'”, tha Panovski.
Ai deklaroi se ka pasur raste sporadike të lisë së majmunit, por vaksina kundër fruthit ofron mbrojtje të madhe kundër kësaj sëmundje./Telegrafi/