Mikrobiologu Nikolla Panovski tha se një pjesë e madhe e popullatës në Maqedoni tashmë është imune dhe po ashtu ka ndikuar edhe moti i ngrohtë që të ketë ulje të numrit të rasteve të reja.
Sipas tij, qytetarëve arritën imunitetin kolektiv për shkak të infektimeve dhe jo për shkak të vaksinave.
“Duke marrë parasysh që masat u miratuan me vonesë, pjesa më e madhe e popullatës kishte kontakt me virusin. Dikush kaloi pa simptoma, disa nuk e dinin se e kanë pasur ndërsa të tjerët në spital”, tha Panovski.
Ai shtoi se sipas vlerësimeve, rreth 60% e popullatës është infektuar me virusin në mënyrë natyrale./Telegrafi/