Një pjesë e mjekëve nuk pajtohen me deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili deklaroi se vaksinat krijojnë mbrojtje më të madhe nga coronavirusi.
Sipas mikrobiologut, Nikolla Panovski, imuniteti me infektim nga COVID-19 është më i fuqishëm se ai i vaksinimit. Ai shton se në gjashtë muajt pas infektimit nuk nevojitet vaksina dhe se praktika tregon se imuniteti me vaksinë është i fuqishëm në 2, 3 muajt e parë dhe më pas bie.
Ai nga Ministria e Shëndetësisë kërkoi të dhëna për personat që janë infektuar për herë të dytë, por thotë se nuk ia kanë dorëzuar, për shkak se, siç thotë ai, numri është i vogël. Panovski nuk beson se ka më shumë se 200 persona që janë infektuar me coronavirus.
“Nuk di pse ministri Filipçe nuk na respekton neve profesorëve më të moshuar, të pranuar edhe këtu dhe në botë, por thirret në disa ekspertë anonim, të cilët nuk i dimë. Le të gjejë një doktor ose profesor që do ta thotë të kundërtën nga unë”, tha Panovski./Telegrafi/