Site icon Telegrafi

Panovski: Me 400 mijë vaksina mund të arrihet mbrojtje nga coronavirusi

Infektologu Nikolla Panovski, thotë se me 400 mijë vaksina mund të arrihet mbrojtje nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Ai pret që derisa të arrijë vaksina, rreth 600 mijë qytetarë në njëfarë mënyrë të kenë arritur imunitet ndaj kësaj sëmundjes dhe nëse vaksinohen 400 mijë të tjerë, konsideron që popullata do të jetë e mbrojtur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çuditem si është e mundur që qytetarët të refuzojnë të vaksinohen, pasi vaksinat kanë efekte anësore, ndërsa nuk i lexojnë udhëzimet për përdorim të antibiotikëve”, tha Panovski për Kanal 5.

Ai shtoi se vera e ardhshme do të jetë më e relaksuar, duke shtuar se maskat do të duhet t’i mbajmë, me arsyetimin e frikës./Telegrafi/

Exit mobile version