Kryetari i Komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov pas informacioneve se tek ai janë gjetur disa monedha arkeologjike tha “dikush me tendencë më ka paraqitur për arsye personale, bëhet fjalë për numizmatikë moderne”.
“Bëhet fjalë për numizmatikë moderne dhe paraqitja ka qenë dashakeqe dhe me tendencë që të më dëmtojë. Nuk ka monedha të vjetra në koleksionin tim. I mbledh që nga fëmijëria, për 40 vite. Policët nga Velesi dhe Kavadari kontrolluan edhe tek unë edhe tek prindërit. Disa monedha janë marrë dhe janë në stacionin policor për ekspertizë. Ishin korrekt policët”, tha për AIM, Panov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai zbuloi se bashkërisht me policët ka qenë në policinë e Kavadarit ku është mbajtur disa orë dhe ka dhënë deklaratë, por nuk është arrestuar siç u tha në opinion./Telegrafi/