Site icon Telegrafi

Panorama e Dubait në madhësinë e 1200 billboardeve

Falë kësaj fotografie njerëzit tash mund të ulen në kompjuterin e tyre, dhe nga karrigia e rehatshme të shijojnë bukuritë e Dubait, shkruan “The Independent”.

Fotografia e Dubait është njëra nga shumë panoramat virtuale të qyteteve më të njohura botërore të publikuara në faqen e internetit “GigaPan.org” e cila jep pamjet e metropoleve nga mbarë bota.

Këtë rekord e vendosi fotografi Gerald Donovan, i cili për më shumë se tri orë krijoi 4250 fotografi të cilat pastaj i bëri bashkë dhe kështu krijoi panoramën e pasur të Dubait.

Fotografia mund të mbulojë madhësinë e 1200 billboardeve reklamuese, ndërsa me opsionin e zoomit mund të shihen ndërtesat më të larta të Dubait, si dhe detajet më ë vogla të këtij qyteti. /Telegrafi/
 

Exit mobile version