Telegrafi

I panjohuri që spërkat hyrje të banesave në Tetovë, publikohen pamje nga kamerat e sigurisë

Një video e çuditshme po shpërndahet nëpër rrjete sociale. Aty shihet se si një i panjohur po spërkat hyrje të banesave, ndërsa banorët shprehin shqetësim.

Sipas përshkrimit të videos, spërkatja nga ndodhur dje në ora 19:30 në një banesë në qendër të Tetovës, ndërsa rasti është paraqitur edhe në polici.

Në banesë ka rreth 300 persona dhe 64 banesa, ndërsa pas videos është dezinfektuar dera e hyrjes.

Sipas tyre, i panjohuri këtë veprimtari e ka bërë edhe më herët, ndërsa banorët u shprehën të shqetësuar.

Ndryshe, video është incizuar nga kamerat e sigurisë së banesës./Telegrafi/