Site icon Telegrafi

I panjohuri që hyri dhe qëndroi për 12 orë në shtëpinë e Rihannës, rrezikon dënimin prej gjashtë vitesh burg

Rihanna (Foto: Getty Images)

Një person i akuzuar se ka hyrë pa leje në shtëpinë e këngëtares Rihanna, do të përballet me dënime të rënda.

Eduardo Leon është personi i cili ka arritur të futet në shtëpinë e këngëtares me renome botërore dhe ka qëndruar aty për 12 orë.

Kjo ngjarje ndodhi kur ajo nuk ishte në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, natën e 9 majit.

Foto: Getty Images

Leon me origjinë nga Kalifornia do të dënohet nën akuzat për përcjellje, thyerje të shtëpisë, vandalizëm dhe rezistencë ndaj arrestimit.

Ndërkohë, Policia e ka arrestuar personin në fjalë, 12 orë pasi është vërejtur se ai ndodhet në shtëpi.

Është bërë e ditur se nëse Eduardo shpallet fajtor, ai rrezikon dënimin deri në gjashtë vjet burgim.

Foto: Getty Images

Ndërkohë që garancia e tij është caktuar në vlerë prej 135,000 dollarë dhe departamenti i Policisë së Los Anxhelosit.

Jo më larg se dje, ai është paraqitur në Qendrën e Drejtësisë Penale të Foltzit, ku edhe i janë komunikuar vendimet. /Telegrafi/

Exit mobile version