Site icon Telegrafi

Paniku i ekonomisë botërore nga ajo kineze

Kina mund të rikthejë panikun mbi gjendjen e ekonomisë globale, pasi të martën do të publikojë të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë.

Nëse ky raport do të jetë poshtë pritshmërive, tregjet mund të përfshihen nga paniku. Ekonomia kineze, që ka qenë motori i rritjes globale gjatë periudhës së krizës, parashikohet të rritet me 7.2% në periudhën Korrik-Shtator, hapi më i ngadaltë i zgjerimit që nga tremujori i parë i vitit 2009. Të dhënat e fundit ekonomike, duke përfshirë edhe inflacionin e dobët, kanë sjellë një panoramë të zymtë për ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Inflacioni vjetor në Kinë u ngadalësua në 1.6% në Shtator, niveli më i ulët që nga Janari i vitit 2010, dhe sugjeron për rrezik të deflacionit. Rënia e presioneve inflacioniste është një tregues se ekonomia po rritet poshtë potencialeve të saj, me kapacitet dhe kërkesë të ulët. Por analistët mendojnë se të dhënat negative mund të kompensohen me paketat stimuluese.

Gjatë fundjavës, mediat raportuan se Banka Popullore e Kinës po planifikon një injektim tjetër të likuiditetit. Parashikohet që Banka Qendrore të injektojë rreth 200 miliardë juan ose 32.66 miliardë dollarë, tek pesë apo gjashtë banka të listuara, një masë që disa analistë si të mjaftueshme për të ofruar likuiditet të mjaftueshëm dhe të nxisë rritjen ekonomike. /Telegrafi/

Exit mobile version