Dante Gutierrez ka vrapuar me shpejtësi në mes të natës, që të ndalonte alarmin e shtëpisë së tij që ndodhet në Floridë të Shteteve të Bashkuara.
Megjithëse familjarët e tij kanë bërë panik, nuk kishte vend për shqetësim real meqë sistemi i sigurisë ishte ndezur nga korniza që e rrëzoi macja, transmeton Telegrafi.
“U zgjuam nga frika se mos është ndonjë hajn, por dera dhe dritaret ishin të mbyllura”, ka thënë Gutierrez lidhur me rastin.
Ata e kanë kuptuar më vonë kush ishte shkaktari, kur panë pamjet nga kamera e sigurisë. /Telegrafi/