Gati se 600 vende të lira do të mbeten të paplotësuara, sepse nga shkollat fillore të këtij rajoni kanë dalë dyfish më pak filloristë. Drejtoritë e tre shkollave të mesme në pasiguri e presin afatin e parë të regjistrimit, sepse nuk e dinë se sa paralele do të plotësojnë dhe në cilët profile, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Jemi në pritje. E dimë se sivjet nga të gjithë shkollat fillore të rrethit të Strumicës do të dalin rreth pesëqind deri më gjashtëqind gjysmë-maturantë, ndërsa në tre shkollat ka madje 1.250 vende të lira, që do të thotë se numri i regjistrimeve në vitin e parë do të jetë i përgjysmuar, ka deklaruar për Vest, Dimitar Gjeorgiev drejtor i ShMK “Dimitar Vlahov”.
Frikë nga mungesa e fëmijëve në vit të parë ka edhe në ShMK “Nikola Karev”, ku duhet të regjistrohen 500 filloristë.
“Shpresojmë se do të kemi fëmijë, por jo në atë numër sa në vitin e parvjetmë shkollor”, ka deklaruar shkurtë, Vanja Uzunova, drejtore e ShMK “Jane Sandanski”.
Sipas informatave situatë e njëjtë mbretëron edhe në komunat tjera./Telegrafi/