Telegrafi

Panik në Sarajevë: Automjete të blinduara rrotull qytetit, me policë që mbanin snajperë (Video)

Qytetarët e lagjes Otoka në Sarajevë të shqetësuar kanë treguar se si në rrugët e kësaj pjese të qytetit janë duke lëvizur automjete të blinduara, si dhe oficerë të shumtë të policisë, të cilët mbanin armë snajperë.

Së shpejti, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ky informacion u përhap në rrjetet sociale, por mediumi Avaz tregon edhe një video ku qytetarët e Sarajevës paraqesin atë që po ndodh sot atje.

Për shkak të këtij informacioni, mediat kanë kontaktuar Administratën Federale të Policisë, të cilët kanë thënë se bëhet fjalë për një veprimtari rutinë, dhe se së shpejti ato do të kthehen në bazë.

Më shumë gjasa, sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për servisimin e automjeteve të blinduara.

E njëjta gjë për Avaz, është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm, Vedran Mulabdiq, i cili tha se nuk kishte arsye për alarm dhe se anëtarët e njësisë speciale FUP janë kthyer në bazë. /Telegrafi/