Telegrafi

Panik në Paris: Evakuohet kulla e Eiffelit, dyshohet së është parë një burrë i armatosur (Foto)

Kulla e Eiffel-it është evakuuar pas raportimit se ka ndodhur një incident, pasi është vërejtur një burrë i armatosur, raporton Mirror.

Një dëshmitarë i cili ka zbritur në tokë pretendon se e gjithë zona është evakuuar e më pas bllokuar nga forca të shumta të policisë, transmeton Telegrafi.

Në Twitter është duke mbizotëruar paniku, dhe janë duke u postuar mesazhe të ndryshme nga personat që në këto momente gjenden pranë kullën së Eiffelit.

“Kemi ngecur në njërin nga ashensorët e kullës. Thjesht jemi të bllokuar, kurse policia po thotë se u duhen edhe 30 minuta”, ka shkruar një qytetare e cila ishte dëshmitare e kësaj ngjarje.

Eurostari gjithashtu është mbyllur më herët për shkaqe sigurie, por më pas është hapur sërish. /Telegrafi/