Telegrafi

Panik në një tren në New York, qeni mban për një kohë të gjatë kafshuar këpucën e një gruaje (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat shihet momenti kur një qen i mbajti kafshuar këpucën e një gruaje me dhëmbët e tij për një kohë, në një nga trenat e qytetit të Nju Jorkut.

Siç edhe mund të shihet, përcjell Telegrafi, qeni duket të ketë kapur me dhëmbët e tij këpucën e gruas, derisa pronari i qenit tenton ta largojë.

Ndërkohë, një grua tjetër shihet duket mbajtur këmbën e viktimës dhe bërtitur: Largoje qenin!

“Thirren policinë!”, dëgjohet një tjetër burrë duke thënë.

Dhe së fundmi, pronari i qenit i thotë gruas për të hequr këpucën e saj. Sapo ajo hoqi, këpucën, të njëjtën gjë bëri edhe qeni.

Udhëtarët më pas iu drejtuan pronarit të qenit duke i thënë se ai do të duhej të shkonte në burg për sulmin e qenit.

Gjithsesi, një dëshmitar ka thënë se ka qenë gruaja ajo që ka provokuar situatën duke bërë fjalë me pronarin e qenit. /Telegrafi/