Telegrafi

Panik në një qendër tregtare, blerësit vrapuan pa kontroll nga frika se ka ndonjë shpërthim (Video)

Blerësit që ndodheshin në një qendër tregtare të Londrës, vrapuan pa kontroll nëpër drejtime të ndryshme, nga frika e ndonjë shpërthimi me bombë.

Zhurma e paidentifikuar, ka bërë që disa të mendojnë se është ndonjë eksplodim, duke shkaktuar huti dhe shqetësim mes të pranishmëve, transmeton Telegrafi.

Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku e ka arrestuar një burrë që ishte duke bartur një armë, por duket se ai nuk kishte të bënte asgjë me rastin.

Gjatë kontrolleve nëpër korridore, është gjetur një panel alumini që shfrytëzohej si reklamë, që kishte rënë në dysheme. Përplasja me sipërfaqen nga mermeri dhe ushtima që ka lëshuar nëpër korridore, ka mundur të jetë shkaktar i panikut.

Nuk raportohet për ndonjë lëndim, apo dëmtim gjatë kohës kur ata vrapuan për në dalje. /Telegrafi/