Site icon Telegrafi

Panik në një qendër tregtare amerikane – plagosen tre persona në Karolinë të Veriut

Tre persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare plot me klientë në Durham të Karolinës së Veriut.

Policia tha se në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë dhjetëvjeçar, por që nuk është në rrezik për jetë.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e së premtes në qendrën tregtare “Southpoint”, e cila ishte tejet e vizituar me rastin e “Black Friday”, raporton cnn.

Për shkak të të shtënave, ku përfshiheshin disa persona, njerëzit u evakuuan në qendrën tregtare pasi raportohet se bëhet fjalë për qërim hesapesh.

Policia tha se njëri nga të dyshuarit është ndaluar, ndërsa të tjerët janë larguar. Siç është bërë e ditur, personat që kanë qëlluar me armë janë njohur me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version