Pronarët e maceve e dinë se çfarë trukesh mund të arrijnë kafshët e tyre shtëpiake, por Pikachu (po, ky është emri i tij) i ka shtyrë kufijtë.
Krejt rastësisht ose me qëllim, ai i dha çiftit të martuar një zgjim që do ta kujtojnë përgjithmonë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një maceje, e cila është ngjitur në raftin mbi krevatin dopio, në mes të natës, teksa burrë e grua po flinin të qetë.
Në një moment, ajo hasi në një tas me ujë, të cilin ajo filloi ta shtyjë drejt buzës me putrën e saj. E përsërisim, rastësisht apo me qëllim…
Epilogun e keni të qartë dhe se si kanë reaguar të tronditurit mund ta shihni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/