Në Londër është arrestuar një burrë 59-vjeç, pasi me hanxhar ka kërcënuar qytetarët nëpër metro në pjesën jugore të qytetit.
Policia kishte pranuar një telefonatë se një burrë me hanxhar po kërcënonte qytetarët në stacionin Tulse Hill, transmeton Telegrafi.
Dëshmitarët okularë e kanë përshkruar ngjarjen si kaotike, pasi që masa bërtiste dhe vraponin nga të gjitha anët nga frika se mund ta pësojnë nga burri me hanxhar në dorë.
Megjithatë, me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka reaguar menjëherë duke e “neutralizuar” me revole elektrike, të cilin më pas e prangosën dhe shoqëruan për në stacionin e policisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PThc58YejNg