Telegrafi

Panik në Ksamil, aktori shqiptar goditet me tytën e pistoletës: Roza Lati tregon se si u qëllua në nofull artisti

Teksa xhironin për emisionin “Bukë me vete” të Roza Latit, stafi i emisionit të “Ora News” është përfshirë nga paniku nga një skenë e ndodhur në njërën prej rrugëve të Ksamilit.

Stafi ka dëshmuar se një person i armatosur i kishte dalë përpara njërës prej makinave ku ndodhej aktori Enea Arapi dhe i kishte kërkuar atij të ulë shpejtësinë, megjithëse shpejtësia kishte qenë e ulët.

Më pas, personi i paidentifikuar e kishte kërcënuar Enea Arapin, duke e goditur në nofull me tytën e pistoletës së tij dhe ishte larguar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk ka mundur të identifikojë personin e armatosur, pasi kamerat e sigurisë në lokalin aty pranë ishin hequr.

Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer me detaje si ka ndodhur ngjarja dhe i ka bërë thirrje të gjithë pushuesve në Ksamil të bëjnë kujdes nga skena të tilla të papritura në mes të rrugës.