Telegrafi

Panik në Greqi, seizmiologët kanë dhënë alarmin për të tjera lëkundje

Ka vijuar paniku i lëkundjeve të fuqishme sizmike në Greqi.

Pas tërmeteve të fuqishme 3.9 dhe 4.2 ballë të shkallës Rihter, që tronditën zonën bregdetare të Zakynthos dhe Athinën, seizmiologët kanë dhënë alarmin për të tjera lëkundje.

Sipas shefit të Institutit të Gjeoshkencës në Greqi, Akis Tselentis, përcjell bw, këto tërmete të forta vijnë si pasojë e tërmetit 5.1 ballë, që tronditi kryeqytetin grek më 19 korrik.

Lëkundja është ndier në shumë zona të Attikës, ndërsa seizmiologët kanë paralajmëruar edhe tërmete te tjera.