Telegrafi

Panik në Aleppo: Shteti Islamik bllokon 100.000 njerëz përgjatë kufirit me Turqinë

Të paktën 100.000 njerëz janë bllokuar sot përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë, pasi Shteti Islamik i ka dëbuar nëpër territorin rebel në provincën e Aleoppos.

Siç raporton AFP, progresi i papritur i Shtetit Islamik në rrethinën e dy qyteteve nën kontrollin e rebelëve sirianë, ka ndodhur në momentin kur islamistët janë përballur me një ofensivë të vrazhdë në lindje, në provincën e Raqqa që konsiderohet si foleja e tyre, transmeton Telegrafi.

“Luftëtarët e Shteti Islamik kanë bllokuar rrugën kryesore, mes qyteteve të kontrolluara nga rebelët në afërsi të kufirit turk”, ka deklaruar gazetari i AFP, Mamun Khatib i cili gjendet në qytetin Azaz.