Policia e Los Angeles ka njoftuar se ka pasur të shtëna armësh në aeroportin e këtij qyteti, duke pranuar se panikun e krijuar në mesin e udhëtarëve e ka shkaktuar një djalosh i veshur me rroba të karakterit të filmit Zorro.
Ky burrë i maskuar është arrestuar menjëherë nga policia amerikane, transmeton Telegrafi.
Raportohet se udhëtarët e kapluar nga paniku filluan të ikin, derisa i kanë “dëgjuar të shtënat” në aeroport.
Sipas medieve amerikane, pjesë të ndryshme të aeroportit të Los Angeles si në hyrje ashtu dhe në dalje kanë qenë të mbyllur, pasi policia ishte futur dhe po kryente hetimet.
Policia ka konfirmuar në Twitter, se panikun e ka shkaktuar një i ri i veshur në kostumin e superheroit “Zorro” i cili gjithashtu mbante një maskë të plastikës. /Telegrafi/
Before things got really crazy – a man in a Zorro costume with a plastic sword was arrested. pic.twitter.com/COdNEIb1pL
— sam macon (@sayczars) August 29, 2016
LAX going off. pic.twitter.com/8hO7lqL5HG
— sam macon (@sayczars) August 29, 2016