Telegrafi

Panik brenda Komisariatit të Durrësit, vret veten një 52-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komisariatin e Durrësit.

Siç raporton “BalkanWeb”, bëhet fjalë për një 52-vjeçar i cili ka vrarë veten brenda komisariatit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ku 52-vjeçari T. T. ka qenë në gjendje të dehur, kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Siç raporton më tej, BW, i vetëflijuari ishte shoqëruar në komisariat për dhunë në familje.