Në kuadër të kampanjës të organizuar nga UN Women “16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, qendra tregtare GALERIA në Prizren organizon panelin e diskutimit me temën “Dhuna me bazë gjinore në shoqërinë kosovare”.
16 ditët e aktivizimit janë shënuar me aktivitete të shumta në qendrën GALERIA duke synuar ngritjen e vetëdijes tek shoqëria kundër çdo forme të dhunës në familje, punë, shkollë e në çdo ambient tjetër kur gratë dhe vajzat janë abuzuar dhe keqtrajtuar. Për të përmbyllur kampanjën #Orangetheworld, GALERIA Shopping Mall organizon panelin e hapur me panelistë: zyrtarja nga zyra e UN Women Kosovo Anesa Topko, Nadire Thaçi- Kryeziu gazetarja e parë në Radio Prizreni, psikolog Latif Hoxha si dhe drejtoresha e Strehimores për Gra dhe fëmijë, Jubilea Kabashi. Paneli mbahet të premten, më 10 dhjetor me fillim ora 14:00, në ambientin e qendrës.
Gjatë këtij paneli do të keni rastin të informoheni dhe diskutoni me panelistë nga organizata joqeveritare, ndërmarrje dhe institucione publike mbi shkaktarët, pasojat si dhe rastet e dhunës para dhe pas periudhës së pandemisë në shoqërinë tonë.
Informimi dhe ngritja e vetëdijes janë shkalla fillestare në luftimin e këtij krimi, raportimi dhe mbështetja është ndaj kësaj dukurie është përgjegjësi e secilit qytetarë.