Lajmi është konfirmur nga mediat japoneze, të cilat i referohen njoftimi të kompanisë “Smart Solar International” me bazë në Tokio, e me filial edhe në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo pajisje është e përbërë nga disa panele diellore, të cilat janë të programuara për të lëvizur aty ku energjia eshte më e madhe, pra drejt rrezeve të diellit. Në këtë mënyrë, energjia që këta panele thithin, është më e madhe se të njëjtat pajisje që ekzistojnë aktualisht dhe që qëndrojnë përballë diellit për pak orë.
Panelet e reja diellore të lëvizshme do të nisin të prodhohen në Japoni, në muajin Gusht, ndërsa shitjet e tyre do të fillojnë në muajin Tetor. Eksporti i tyre në Azi dhe në Lindjen e Mesme, aty ku edhe përdorimi i paneleve diellore është eshe më i madh, do të zhvillohet në vitin 2014. /Telegrafi/