Telegrafi

Panele diellore që funksionojnë edhe natën

Deri më sot panelet diellore për të mundësuar prodhimin e energjisë duhet domosdoshmërisht të marrin rrezatimin diellor.

Novack, niset nga një fakt sipas të cilit, gjysma e energjisë diellore që arrin në Tokë i takon asaj infra të kuqe. Një pjesë e kësaj shndërrohet në energji termike përgjatë natës. Nëse nata është me re, një pjesë e kësaj energjie reflektohet në drejtim të tokës. Kjo shpjegon edhe arsyen përse në hapësirat e shkretëtirave, ku netët me re janë të pakta, nata është veçanërisht e ftohtë. Energjia shpërndahet në atmosferë në formën e rrezatimeve infra të kuqe, raporton Ikub.

Mbështetur këtu, por edhe duke marrë përsipër dhe zgjidhur edhe një seri të tjera problemesh, siç janë ato që lidhen me prodhimin e mikro-antenave të posaçme, diodave, mikrotubave, të aftësisë për të përthithur dhe shfrytëzuar edhe rrezet e diellit gjatë ditës, dhe shumë elementeve të tjerë specifike, Novack, shpreson të mund të përfitojë energji nga panelet diellore edhe gjatë orëve të natës.