Site icon Telegrafi

Panduri i RTV Dukagjinit: Uniforma ushtarake të blera në Prishtinë po dërgohen në veri të Kosovës – janë duke u përgatitur disa skenarë

Njohësit e qështjeve të sigurisë janë shprehur se kriza në Ukrainë do të ketë ndikim edhe në Ballkan, rrjedhimisht në Kosovë.

Drejtuesi i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri shkon edhe më tej duke thënë se në bazë të disa informacioneve nga shërbime informative mësohet se janë duke u blerë uniforma ushtarake në Prishtinë, e që të njëjtat po dërgohen në veri të Mitrovicës.

“Disa persona janë duke blerë uniforma ushtrie në njërin nga lokalet e Prishtinës dhe të njëjtat janë duke u dërguar në veri të Kosovës”, deklaroi Panduri përcjell Telegrafi.

Panduri duke ju referuar këtyre burimeve të “Debat Plus” thotë se përmes këtyre uniformave serbët do të tentojnë të bëjnë vet sigurimin e qendrave të votimit për zgjedhjet serbe nëse Qeveria e Kosovës ndalon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ai thotë se tashmë serbët në veri dhe në pjesët tjera të Kosovës ku ka serb po përgatisin të gjithë skenarët e mundshëm./Telegrafi/

Exit mobile version