Telegrafi

Panduri nga Haga: Gjatë korrikut Specialja fton edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Në një lidhje direkte për “Debat Plus” nga Haga, ka qenë drejtori i RTV Dukagjini, Ermal Panduri.

Ai ka thënë se “bazuar në burime të sigurta të RTV Dukagjinit, edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të jenë në mesin e të ftuarve dhe kjo nuk do të shkojë larg”.

Ndryshe Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të jetë e mbyllur për informacione ndaj publikut, raporton Telegrafi.

Edhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka përfunduar të mërkurën intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuar në Gjykatën Speciale, në Hagë.

Lexo po ashtu Avokati i Shukri Bujës flet nga Haga: Gjykata Speciale nuk është një “Fake News”

Haradinaj ashtu sikurse edhe Jakup Krasniqi dhe Shukri Buja nuk kanë dashur të japin detaje për intervistimet e tyre, ndërsa ata duket se kanë zgjedhur të mos flasin para Gjykatës Speciale./Telegrafi/